Thirrje për pjesëmarrje në konkursin për Çmimin e Ambientit

Kosova

Thirrje për pjesëmarrje në konkursin për Çmimin e Ambientit

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 11:15
Ilustrim

Çmimi për storien më të mirë mbi ambientin ka për qëllim promovimin e arritjeve në raportim që lidhet me ambientin si dhe nxitjen e gazetarëve për të shkruar për temat që lidhen me ambientin në Kosovë dhe më gjerë.

Ky çmim është themeluar nga Organizata ÇOHU në kuadër të koalicionit Pro OPEN për mbështetjen e gazetarisë së shkruar në fushën e mbrojtjes së ambientit.

Për këtë çmim do të shpërblehen tri storiet më të mira. Vendi i parë do të shpërblehet me shumën 500 euro bruto, e dyta me 400 euro dhe storia e tretë do të shpërblehet me shumën 300 euro.

Konkursi shpallet për storiet e shkruara të botuara në periudhën 1 tetor 2020 – 30 shtator 2021, të cilat trajtojnë çështje që lidhen me ambientin në Kosovë.

Për këtë çmim gazetarët mund të aplikojnë me storiet e shkruara dhe të botuara në mediat e Kosovës.

Konkursi është i hapur për gazetarët të cilët kanë çfarëdo pune apo angazhimi në media të shkruara (psh. të punësuar me orar të plotë, punë me honorar/freelance, të vetëpunësuar, apo të ngjashme).

Aplikimi bëhet duke dërguar linkun e stories së botuar apo shkrimin e skenuar në e-mailin e organizatës ÇOHU – [email protected] me subjekt: Çmimi i Ambientit.

Data e fundit për aplikim është 29 tetor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat