Banorët e fshatit Poklek i Ri në Drenas sot do të mbesin pa ujë

Kosova

Banorët e fshatit Poklek i Ri në Drenas sot do të mbesin pa ujë

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Banorët e fshatit Poklek i Ri sot duke filluar nga ora 10:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të realizimit të këtyre punimeve teknike.

Punimet zgjasin deri në orët e pasdites së sotme, thuhet në njoftimin Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

“Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit janë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për të gjithë konsumatorët në zonën e operimit. 

Gjatë ditës së sotme, do të vazhdojmë me realizimin e punimeve teknike në kuadër të projektit  Ndërrimi i Rrjetave  në komunën e Drenasit”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat