Mbi 10 mijë vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova

Mbi 10 mijë vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 10 mijë e 185 doza të vaksinave Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH është thënë se deri tani në vend janë administruar 1 milion e 507 mijë e 657 vaksina.

832 mijë e 75 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës. Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat