Lladrovci ka një kërkesë për anëtarësinë e PDK-së

Kosova

Lladrovci ka një kërkesë për anëtarësinë e PDK-së

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 21:17
Ramiz Lladrovci

Udhëheqësi i PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci ka ftuar anëtarësinë e gjerë, besnike dhe të devotshme të PDK-së, të jenë aktiv dhe të përkushtuar për aktivizimin e çdo anëtari të PDK-së në strukturat e nëndegëve, për fitoren e 14 Nëntorit.

Kreu i Drenasit i cili po garon edhe për një mandat ka thënë se angazhimi i përbashkët është konstituimi dhe fuqizimi i Kryesisë së Gruas, Rinisë Demokratike si dhe nëndegëve të partisë në komunën tonë.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Aktivistë, simpatizantë dhe anëtarë të PDK-së, dega në Drenas,

Pas konstituimit të Kryesisë së re të Degës së PDK-së në Drenas, angazhimi ynë i përbashkët është konstituimi dhe fuqizimi i Kryesisë së Gruas, Rinisë Demokratike si dhe nëndegëve të partisë në komunën tonë.

Ftoj anëtarësinë e gjerë, besnike dhe të devotshme të PDK-së, të jenë aktiv dhe të përkushtuar për aktivizimin e çdo anëtari të PDK-së në strukturat e nëndegëve, për fitoren e 14 Nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat