Kandidati i AAK-së: Mu fshinë të gjitha votat

Kosova

Kandidati i AAK-së: Mu fshinë të gjitha votat

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për asamble të Komunës së Podujevës, Sokrat Kika pretendon se iu fshinë votat nga formulari i rezultateve.

Ai përmes rrjetit Facebook ndau foton e formularit ku potencoi votat kanë figuruar në ditën e votimit, kurse pas marrjes së formularëve, janë fshirë.

“Në këto zgjedhje, unë Sokrat Kika e kam marr besimin e 35 bashkëfshatarëve të mij të cilët në ditën e votimit kanë figuruar në listat e komisionerëve. Pas marrjes së FRP-ve nuk figurojnë dhe shihet shumë qartë se 00 është përmbi numrin 35”, ka thënë ai.

Image

Derisa, edhe kandidatja e Nismës Socialdemokrate për asambliste në Prishtinë, Lejla Gashi, pretendon se nuk e mori as votën e vet në pikën ku ajo ka votuar.

Më 17 tetor në Kosovë u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe për asambletë komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat