​Votat e mërgatës për Kaçanikun, ja kush mori më së shumti

Kosova

​Votat e mërgatës për Kaçanikun, ja kush mori më së shumti

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 17:49
Kaçaniku

Kaçaniku është njëra nga komunat që do të jetë pjesë e balotazhit për kryetar më 14 nëntor.

Në raundin e parë më së shumti vota mori kandidati i PDK-së Besim Ilazi nga PDK-ja- 44.86 për qind.

Në vendin e dytë, i cili i siguroi pjesëmarrjen në raundin e dytë, është Jeton Raka nga Lëvizja Vetëvendosje me 33.17 për qind.

Ndërkohë që në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka nisur numërimi i votave të ardhura me postë, më së shumti vota nga mërgata ka marrë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Jeton Raka – 56.

Besim Ilazi ka marrë 10 vota, ndërsa Shkëlqim Jakupi nga LDK-ja, i cili në raundin e parë u rendit i treti me 12.29 për qind, ka marrë 17. Shukri Luta, kandidat i pavarur ka marrë 13 vota, ndërsa në raundin e parë ai u rendit i katërti me 7.24 për qind. Kandidati tjetër i pavarur Kastriot Bushi, i cili në raundin e parë mori 2.44 për qind, nuk ka asnjë votë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat