Në Kamenicë organizohet kampanjë vetëdijësuese kundër pirjes së duhanit

Kosova

Në Kamenicë organizohet kampanjë vetëdijësuese kundër pirjes së duhanit

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

OJQ-Dardanapress,në kuadër të projektit “ Ta Mbrojmë Shëndetin e Rinisë”, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, departamenti i Rinisë,ka organizuar kampanjën vetëdijësuese kundër pirjes së duhanit në qendrën e qytetit.

Qëllimi projektit është nxitja e të rinjve në parandalimin e përdorimit të duhanit përmes informimit të qytetarëve për pasojat negative të përdorimit te duhanit, si dhe të grumbullohen të dhëna lidhur me zbatimin e ligjit për kontrollin e përdorimit të duhanit në nivel komunal.

Të cilat do të shërbejnë si dëshmi për avokim në fuqizimin e aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit kundër duhanit.

Vullnetarët, nxënësit e Shkollës “ Fan Noli” se bashku me stafin e Dardanapress-it, në qendër të qytetit kanë organizuar  “ kampanjën  e kompensimit të cigares (një cigare e shuar, për një bombonë /fruta sezonale) “ me qëllim për  vetëdijesimin e  të rinjve kundër pirjes së duhanit, duke shpërndarë fletushka,broshura , material edukativ.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat