Ismaili: Burbuqe Berisha ishte ikonë e regjisë dhe teatrit të Prishtinës e Kosovës

Kosova

Ismaili: Burbuqe Berisha ishte ikonë e regjisë dhe teatrit të Prishtinës e Kosovës

Nga: A.SH Më: 27 tetor 2021 Në ora: 14:23
Uran Ismaili dhe Burbuqe Berisha

Sot ka ndërruar jetë regjisorja Burbuqe Berisha.

Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.

Uran Ismaili nga PDK, ka prekur me fjalët për të, duke thënë se ishte një shoqe me vlerë, që edhe në ditët e vështira të përballjes me sëmundje, gjente energji me folë me pasion për andrrat e projektet që i zhvillonte për të mirën e shoqërisë,

“Tejet i mërzitur me lajmin për ikjen e Burbuqe Berishës, ikonës së regjisë dhe teatrit të Prishtinës e Kosovës. Një shoqe me vlerë, që edhe në ditët e vështira të përballjes me sëmundje, gjente energji me folë me pasion për andrrat e projektet që i zhvillonte për të mirën e shoqërisë. Kemi me mbajtë në mend për dashurinë, pasionin, e energjinë që e ka përcjellë te kushdo që e ka pasë fatin ta takojë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Prishtinës!”, ka shkruar Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat