Memli Krasniqi: Malisheva po i bashkohet përsëri vizionit të PDK-së

Kosova

Memli Krasniqi: Malisheva po i bashkohet përsëri vizionit të PDK-së

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 20:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin në ardhje të Malishevës, Isni Kilaj takuan aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Të cilët po vazhdojnë të jenë të mobilizuar maksimalisht për ta përmbyllur me fitore balotazhin, në mënyrë që të rikthehet modeli zhvillimor i qeverisjes edhe në këtë komunë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, u shpreh i lumtur që Malisheva do t’i bashkohet vizionit të PDK-së përsëri, për t’u shkëputur nga qeverisja e papërgjegjshme dhe nga një mendësi shpërfillëse e diskriminuese.

Besimi dhe vullneti i qytetarëve të Malishevës në kryetarin Isni Kilaj, pa dallime partiake, janë garancë dhe përgjëgjësi për jetësimin e vizionit tonë qeverisës.”, shkruan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat