Dita sot nis me mot me diell, nga e marta rikthehen reshjet e shiut

Kosova

Dita sot nis me mot me diell, nga e marta rikthehen reshjet e shiut

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Java e parë e nëntorit do të jetë me mot të ndryshueshëm.

Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.

Ndërkaq sot moti mbetet i kthjellët e kryesisht me diell. Në mëngjes do të jetë ftohtë, e në vise të ulëta me kushte për mjegull.

Temperaturat minimale të hënën ende mund të zbresin në vlera negative në -1C, por nga e marta luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet të martën zbresin deri në 13C, mirëpo deri të premten shënojnë rritje edhe në 20C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-12m/s.

Shtypja atmosferike në rënie deri ditën e martë, më pas me tendencë të rritjes edhe mbi vlera normale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat