ShSKUK: 66 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Kosova

ShSKUK: 66 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 66 pacientë janë duke marrë shërbime shëndetësore nga COVID-19, në SHSKUK.

Sipas këtij Shërbimi, 33 janë pacientë post-covid, që po marrin trajtim mjekësor në Klinikën e Pulmologjisë.

Nëse presioni është 140/90 - enët e gjakut duhet të pastrohen

21 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe 2 pacientë që po marrin trajtim spitalor në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Mitrovicës,11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat