​Ekrem Hyseni: Gratë do ta përbëjnë 50 për qind të kabinetit tim qeverisës

Kosova

​Ekrem Hyseni: Gratë do ta përbëjnë 50 për qind të kabinetit tim qeverisës

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 20:18
Ekrem Hyseni ka shprehur serish zotimin e tij se gratë do ta përbëjnë 50 për qind të kabinetit të tij qeverisës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës Ekrem Hyseni ka reaguar pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja për kuvende komunale.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se është i lumtur që katër gra asambliste janë në mesin e gjashtë kandidatëve më të votuar për Asamble Komunale.

“Jam krenar për këtë nivel të lartë të kulturës politike të qytetarëve të Podujevës dhe votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që është shembull për Kosovë dhe më gjerë. Me vizionin dhe ekipin tonë të ri, dhe politikat tona të fuqizimit të gruas dhe barazisë, gratë nuk kanë nevojë për kuotë”, shkruan Hyseni.

Ai ka shprehur serish zotimin e tij se gratë do ta përbëjnë 50 për qind të kabinetit të tij qeverisës.

“Kjo tanimë është konfirmuar edhe si vullnet i qytetarëve tanë”, tha Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat