​Krasniqi: Shaqir Totaj do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim

Kosova

​Krasniqi: Shaqir Totaj do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 19:42
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se programi i kandidatit të kësaj partie për Komunën e Prizrenit ka buruar nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të kësaj komune.

Këto komente Krasniqi i ka bërë gjatë takimit me qytetarët e Prizrenit që ka zhvilluar bashkë me kandidatin e PDK për kryetar të kësaj komune, Shaqir Totaj.

Krasniqi: Programi i Totajt buron nga kërkesat e qytetarëve

"Në Prizren padyshim që ne duhet të kemi një qasje përbashkuese, një qasje ashtu siç thotë edhe slogani ynë ‘Bashkë për Prizrenin’ dhe për të qenë bashkë për Prizrenin ne duhet të jemi bashkë me qytetarët, duhet të jemi padyshim bashkë me të gjithë dhe ky ka qenë fokusi i fushatës tonë... Shaqa ka prezantuar një program shumë konkret, jo një program për qielli, por një program siç thotë populli përtokë, një program që është derivat jo i atyre projekteve imagjinare të zyrave, por një program që ka buruar nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve", tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se qytetarët e Prizrenit nuk e meritojnë një kryetar çfarë e kanë pasur 4 vitet e fundit, për të cilin tha se ka arritur rekord pasi që 8 drejtorë kanë aktakuza për korrupsion.

Krasniqi: Gara e Prizrenit është garë për progres

"Është garë për të pasur progres, për të pasur zhvillim, për të pasur ecje përpara dhe për të pasur realizim të projekteve të cilat i kërkoni ju, për të cilat kanë nevojë qytetarët e Prizrenit, familjet e tyre. Pra, projekte që e lehtësojnë e ndryshojnë për të mirë dhe e përmirësojnë jetën e përditshme në këtë qytet", tha ai.

Zhvillim ekonomik e zhvillim të turizmit ka premtuar pretendenti për të udhëhequr me Prizrenin, Shaqir Totaj.

Totaj: Prizreni meriton shumë më tepër

"Prizreni meriton shumë më tepër, Prizreni nuk e meriton me e pas një kryetar çfarë e ka pasur 4 vitet e fundit. Prizreni ka resurse, Prizreni ka potencial, Prizreni ka pasur edhe emër dikur, për këtë arsye ne kemi obligim jo vetëm partiak edhe kombëtarë, nacional që Prizrenit t'ia kthejmë shkëlqimin që e ka pasur dikur, me ngjallë jetën ekonomike, ngjarjeve kulturore, jetën sportive, turizmin", tha ai.

Totaj tha se me ndihmën e qytetarëve do ta bëjnë qytetin e Prizrenit të rëndësishëm në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat