​Hyseni në Sveçël: Entuziazëm i madh për fitoren e 14 nëntorit

Kosova

​Hyseni në Sveçël: Entuziazëm i madh për fitoren e 14 nëntorit

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 21:33
Ekrem Hyseni

Kandidati për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni në tubimin elektoral me banorët e Sveçlës me rrethinë, tha se numri i madh i qytetarëve mbështetës dhe entuziazmi i tyre e bëjnë LDK-në fituese në zgjedhjet e 14 nëntorit në Llap.

Hyseni: Ekzekutivi do të jetë ekipë e re

“Nga kjo atmosferë që patë tani, mendoj se ky është mesazhi se kush është fituesi. Nuk është vetëm numri i qytetarëve që janë prezent në këto takime, është entuziazmi i tyre, energjia e tyre që tregon se është gatishmëria e tyre me përkrah këtë program dhe këtë ekip. Është ekip e re, qytetari ka dashur ekipë të re dhe ne i kemi ofruar ekip të re. Ne i mbajmë fjalët, edhe ekzekutivi do të jetë ekipë e re. Ky program ka shëndetësinë, bujkun e ka në prioritet, cilësinë e arsimit. Vendimi i parë do të jetë për rininë dhe ky vendim ka të bëj me 500 bursa për studentët e dalluar. Ky program do të implementohet i cili për bazë ka mirëqenien e qytetarit. Dhe kjo do ta bëj ekipin tonë fituese, me një vlerësim të lartë edhe pas katër vjetëve”, tha Hyseni.

Veç kësaj, Hyseni duke vlerësuar lartë programin e tij qeverisës me një ekip të re, theksoi se nga data 15 nëntor nuk do të qeverisin, por do të bashkëqeverisin.

Hyseni: Do të bashkëqeverisim të gjithë

Cili është plani ynë? Plani ynë është që nga data 15 nëntor nuk do të qeverisim, por do të bashkëqeverisim të gjithë. Ju do të jeni ata që do t’i merrni meritat. Krejt ky program ka në foks shëndetësinë në drejtim të parandalimit dhe jo mjekimit”, tha ai.

Ndërsa, nënkryetari i LDK Kujtim Shala ka thënë LDK është partia e Llapit, dhe LDK , s’mund të funksionj pa të.

Ai u shpreh i bindur në fitoren e kandidatit të tyre për Podujevë, Ekrem Hyseni.

Shala: LDK s’mund të funksionojë pa Llapin

“Ne dolëm fitues edhe në rrethin e parë të kësaj gare kur të tjerët jasht Llapit as nuk e pritnin as nuk e mendonin. Por ju s’mendoni si të tjerët, ju mendoni për vete. LDK është partia e Llapit, LDK s’mund të funksionon pa Llapin. Keni bërë partinë më të madhe në vend, jo vetëm në Llap por në gjithë Kosovën”, tha Shala.

Kandidati LDK për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni në ditën e tretë të fushatës për balotazh ka mbajtur disa takime me elektoratin e kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat