​MSH: Qytetarët që e kanë kaluar COVID-19, duhet të vaksinohen

Kosova

​MSH: Qytetarët që e kanë kaluar COVID-19, duhet të vaksinohen

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilëve e kanë kaluar koronavirusin në muajt e fundit që të vaksinohen me vaksinën kundër sëmundjes infektuese.

Të dhënat shkencore sugjerojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19, mund të vaksinohen dy javë pas shërimit.

Imuniteti natyral i fituar nga kalimi i sëmundjes vjen duke u dobësuar me kohë dhe për më tepër, jo të gjithë ata që e kalojnë COVID-19 fitojnë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infeksioni, thuhet në një komunikatë për media.

Prandaj, me qëllim të parandalimit të ri-infeksionit, MSH u bën thirrje këtyre qytetarëve që të vaksinohen si mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet.

MSH u bën thirrje të gjithë qytetarëve që krahas vaksinimit, t’i zbatojnë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat