Haradinaj: Smajl Latifi më i miri për Rahovecin

Kosova

Haradinaj: Smajl Latifi më i miri për Rahovecin

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 16:39
Latifi dhe Haradinaj

Fushata zgjedhore e raundit të dytë që do të mbahet me 14 nëntor, është duke vazhduar nga të gjitha partitë politike, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, është personi më adekuat për të udhëhequr me këtë komunë.

Ai tha se Latifi është njeri i fjalës, i hapur, bujar e që di të nderojë. Po ashtu, Haradinaj tha se Smajlin edhe sot e shoh të vendosur sa s’ka, në mbrojtje të interesit kombëtar e shtetëror.

“Smajl Latifin e njoh prej kohës kur ka qenë ushtar lirie. Kemi rrugëtuar bashkë edhe në kohë të vështira edhe në kohë lirie e shtetndërtimi. Njeri i fjalës, i hapur, bujar e që di të nderojë. Smajlin edhe sot e shoh të vendosur sa s’ka, në mbrojtje të interesit kombëtar e shtetëror, me Rahovecin gjithmonë kryefjalë të angazhimit te tij! Rahoveci ka plot njerëz të mirë, por Smajli është më i miri për të qenë në krye të tij! Për Rahovecin me Smajlin – 121”, ka thënë Haradinaj.

Zgjedhjet e raundit të dytë do të mbahen këtë të diele më 14 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat