​Përfundojnë punimet e rrugëve regjionale Brezovicë-Prevallë

Kosova

​Përfundojnë punimet e rrugëve regjionale Brezovicë-Prevallë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e disa rrugëve regjionale Brezovicë-Prevallë, në gjatësi prej 35 kilometra.

Sipas njoftimit, rëndësia strategjike e punimeve të Rrugës së Brezovicës e Prevallës, lidhet më përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve që jetojnë në këtë zonë, me theks të veçantë me rritjen e mëtutjeshme të turizmit, si parakusht për nxitjen e aktiviteteve të ndryshme sportive e rekreative, e po ashtu edhe me rritjen e të ardhurave për familjet vendase e bizneset në përgjithësi.

Rekonstruimi i rrugës Regjionale Gërlicë e Epërme – Shterpcë – Brezovicë, Lot 1, gjatësia 15.3 km.

Rehabilitimi i rrugës Regjionale R115 Brezovicë – Prevallë, gjatësia 10.7 km, si dhe rehabilitimi i rrugës Regjionale R210 Brezovicë – Qendra e Skijimit, gjatësia 9.2 km”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat