Javën e ardhshme mot me diell dhe vranësira

Kosova

Javën e ardhshme mot me diell dhe vranësira

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Në javën e tretë të nëntorit mbi vendin tonë pritet të mbajë mot diell dhe vranësira kalimtare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha duke e mbajtur ketë situatë relativisht të qetë meteorologjike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Në fundjavë një front me vranësira të dendura parashihet të përfshijë territorin tonë duke  mundësuar që nëpër disa territore të kufizuara të bien riga të dobëta shiu.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat