Këto do të jenë ndryshimet në kabinetin e Ramiz Lladrovcit

Kosova

Këto do të jenë ndryshimet në kabinetin e Ramiz Lladrovcit

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:19
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se nuk planifikon të bëjë ndonjë ndryshim të madh në kabinetin qeverisës gjatë mandatit të radhës.

Ai ka thënë mbrëmë se do t'i ndërrojë një ose dy drejtor të drejtorive dhe shefin e kabinetit por jo më shumë.

Lladrovci ka konfirmuar po ashtu se 50% e kabinetit të tij do të jenë gra, siç ka ndodhur edhe në mandatin e fundit.

Ende nuk dihet se cilët drejtorë do të zëvendësohen, ndërsa sa i përket asamblesë komunale ai tha se tre asamblistë të subjekteve tjera tashmë kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me të.

Rikujtojmë se kryetari aktual Lladrovci ka fituar në balotazh duke marrë 54% të votave të qytetarëve të Drenasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat