Ambasadorja e Vullnetit të Mirë nderohet me çmim ndërkombëtar në Nepal

Kosova

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë nderohet me çmim ndërkombëtar në Nepal

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 17:42
Elvana Shala

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, e ka pranuar çmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021”.

Shalës ky çmim iu nda nga zëvendëspresidenti i Nepalit, Nanda Kishor Pun.

Në ceremoninë e dorëzim pranimit përveç zëvendës presidentit, të pranishëm ishin edhe  përfaqësues të agjencive të OKB-së në Nepal, përfaqësues të Qeverisë artistë, si dhe rreth 600 përfaqësues të rinj nga e tërë bota.

Image

Në fjalën e saj të shkurtër pas pranimit Shala theksoi se çmimi i dedikohet të gjithë atyre që besuan në punën e saj shumëvjeçare, dhe zëri i saj i dha shpresë për të luftuar për të drejtat dhe qëllimet e tyre kudo në botë, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e saj.

Në anën tjetër, Puni e ka cilësuar Shalën si inspirim global për gjenerata te reja.

Ajo më pas në kuadër të punimeve të samitit Global për Lidershipin e Ri neser do të flasë në detaje për sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare veçanërisht në fushën e artit kulturës dhe të drejtave të njeriut.

“Global Youth Leadership Award” është një çmim vjetor që ndahet nga Parlamenti Global Rinor në bashkëpunim me Qeverinë e Nepalit më konkretisht Zyrën e Kryeministrit në Nepal dhe që kryesisht ju nda personaliteteve të cilët kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm  në avancimin e të rinjve, fuqizimin e çështjeve sociale dhe për kontributin e dhënë në respektimin e të drejtave të njeriut në nivel global! Me këtë çmim sot janë nderuar 63 personalitete nga vende të ndryshme të botës përfshirë edhe zyrtar të UNFPA ndërkohë që është i par ii dhënë për një personalitet nga Kosova.

Ndarja e çmimit është bazuar në punën e saj  si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, pjesëmarrjet e saja të shumta kudo në botë në konferenca që kanë për qëllim fushën e diplomacisë publike, rininë dhe të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha për projektet e zhvilluara si në Kosovë, ashtu edhe në vendet e tjera të botës kudo që është kërkuar prezenca apo kontributi i saj në projekte të caktuara për të rinjtë, kategoritë e margjinalizuara apo të drejtat e njeriut pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat