Lladrovci takon gratë: Gratë janë vlerë e qeverisjes së mirë lokale

Kosova

Lladrovci takon gratë: Gratë janë vlerë e qeverisjes së mirë lokale

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 22:03
Ramiz Lladrovci, ka takuar gratë, pas fitores së 14 nëntorit

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar gratë, pas fitores së 14 nëntorit, me ç’rast ka theksuar se ishte takim “në shenjë falënderimi e respekti për angazhimin e madh në kuadër të fushatës dhe kontributit për fitoren”.

“Barazia gjinore nuk mund të diskutohet në qeverisjen lokale, as për gratë në vendimmarrje, sepse, ato në çdo kohë, gjatë këtyre viteve kanë dëshmuar se janë edhe drejtuese të fuqishme e të vendosura, edhe shumë të përkushtuara për qeverisjen e mirë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Në takimin sa të përzemërt aq të sinqertë, me gratë demokratike, në shenjë falënderimi e respekti për angazhimin e madh në kuadër të fushatës dhe kontributit për fitoren e PDK-së dhe kandidaturës time në krye të Drenasit.

Gratë gjatë mandatit tim të parë, edhe gjatë këtij mandati në krye të komunës, do të jenë vlerë e qeverisjes lokale, vlerë e organizimit politik e kulturor, inkurajim i zhvillimit ekonomik e vendimmarrjes.

Edhe një herë e përsërita se barazia gjinore nuk mund të diskutohet në qeverisjen lokale, as për gratë në vendimmarrje, sepse, ato në çdo kohë, gjatë këtyre viteve kanë dëshmuar se janë edhe drejtuese të fuqishme e të vendosura, edhe shumë të përkushtuara për qeverisjen e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat