Dëmtohet menjëherë rruga e shtruar para zgjedhjeve

Kosova

Dëmtohet menjëherë rruga e shtruar para zgjedhjeve

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 20:48
Rruga “Bedri Mustafa” në Klinë

Rruga “Bedri Mustafa” në Klinë, ishte asfaltuar në kohën e fushatës zgjedhore të muajit të kaluar.

Por e njëjta pas disa dite ishte shembur teksa banorët e zonës po ankohen se punimet nuk u bënë si duhet.

Ka të tjerë që fajin ia lënë pikërisht zgjedhjeve dhe sipas tyre puna u bë me nguti.

Por nga Komuna e Klinës, nuk pohuan e as mohuan nëse projekti u zbatua shkaku i fushatës por konfirmuan se rruga do të rregullohet nga operatori, meqë është në fazën e garancisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat