Ragip Begaj nesër ia dorëzon detyrën Ekrem Kastratit

Kosova

Ragip Begaj nesër ia dorëzon detyrën Ekrem Kastratit

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 15:52
Ekrem Kastrati dhe Ragip Begaj

Nesër, në ora 09:00 do të bëhet pranim dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Malishevës.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kryetari i zgjedhur i kësaj komune Ekrem Kastrati, do të marrë detyrën nga kryetari i deritanishëm, Ragip Begaj.

Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate doli fitues në zgjedhjet lokale me 10 mijë e 572 vota ose 53,10%.

Ndërsa, kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Isni Kilaj mori 9 mijë e 337 vota ose 46.90 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat