Komuna e Deçanit zbulon pllakën përkujtimore për atdhetarin Cenë Zukaj

Kosova

Komuna e Deçanit zbulon pllakën përkujtimore për atdhetarin Cenë Zukaj

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 13:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, për nderë të festës së 28 Nëntorit, ditës së Falmurit Kombëtar, ka bërë zbulimin e pllakës përkujtimore për atdhetarin Cenë Smajl Zukaj.

Ai ka thënë se Cenë Zukaj do t kujtohet me krenari për jetën e tij me siç ka thënë, sakrifica të mëdha për atdheun.

Për nder të “Festave të Nëntorit”, sot kemi bërë zbulimin e Pllakës Përkujtimore për atdhetarin dhe partiotin e madh Cenë Smajl Zukaj, në fshatin Beleg! Bacën Cenë do ta kujtojmë me krenari për jetën e tij gati shekullore, me sakrifica të mëdha për atdheun.

Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Cenë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat