Supremja merr vendim për Rastin e Hidrocentraleve në Shtërpcë

Kosova

Supremja merr vendim për Rastin e Hidrocentraleve në Shtërpcë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 13:49
Gjykata Supreme

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ju fton të merrni pjesë në Konferencën për Media me rastin e pranimit të:

 “Aktgjykimit të Gjykatës Supreme në Rastin e Hidrocentraleve në Shtërpcë”

Gjykata Supreme ka marrë një vendim shumë të rëndesishëm për rastin e Hidrocentraleve në Shtërpcë, vendim i cili do te shpaloset në detaje nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe  organizata GAIA Kosovo në konferencë. 

Ky aktgjykim vije pas punës dhe padisë së Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike, GLPS-së, GAIA Kosovo dhe gjithë qytetarëve të Shtërpcës. Andaj edhe një herë ju bëjmë ftesë për të marrë pjesë në këtë konferencë ku do të shpaloset  vendimi i rëndësishëm i Supremes dhe sqarim për hapat tutje.

Konferenca për media do të mbahet në ora 11:00.

Data: E hëne, 29.11.2021

Vendi: Zyret e GLPS-së, Rr. Rexhep Luci, 16/1, Prishtinë, Kosovë

Me respekt,

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat