Ftohtë e reshje shiu, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Ftohtë e reshje shiu, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 00:14
Ilustrim

Në ditët vijuese shtim vransirash e rritje e temperaturës ditore. Të premten me reshje shiu në mbrëmje, që më vonë sërish shndërrohen në borë.

2.12 – Shtim i vransirave nga orët e mëngjesit. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende me reshje të dobëta shiu, kryesisht në perëndim.

3.12 – Kryesisht vranët, me riga lokale shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut shtrihen mbi vend, e gjatë natës edhe shndërrohen në borë me rënie të temperaturës.

4.12 – Më ftohtë, e fillimisht me vransira, e gjatë ditës do të ketë edhe kthjellime, derisa në mbrëmje vransira kalimtare, por pa mundësi për reshje.

5.12 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira me mjegull. Vonë në mbrëmje priten mundësi për reshje shiu.

6.12 – Kryesisht vranët e kohëpaskohe me shi. Vetëm në zona malore priten reshje bore.

Temperaturat minimale deri të premten rriten edhe në 4C, e deri të dielen, vende-vende mund të zbresin edhe deri në -4C. Ndërkaq maksimalet rriten deri në 10 e 12C, të enjten e të premten, e të shtunën zbresin në 5C, për të shënuar rritje sërish të dielen edhe prej 10C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten mbrëma edhe nga verilindja me hove edhe deri në 14m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e ndryshueshme, sa përreth vlerave normale, e të premten e të dielen zbret në rënie.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat