Këta janë katër zyrtarët e arrestuar në komunën e Istogut

Kosova

Këta janë katër zyrtarët e arrestuar në komunën e Istogut

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 11:19

Në kuadër të hetimeve që kanë rezultuar me arrestimin e dhjetëra zyrtarëve në disa qytete të Kosovës, sot krimet Ekonomike kanë arrestuar edhe 4 zyrtarë të drejtorisë së Bujqësisë, në Komunën e Istogut.

Sinjali mëson se të arrestuarit janë Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi. Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Valbona Kaliqani është zyrtare me kontratë të rregullt, ndërsa tre të arrestuarit e tjerë janë me kontratë mbi vepër.

Të arrestuarit tashmë janë në stacion policor, ku po intervistohen.

Kujtojmë se aksioni “Subvencione 2021”, ka filluar muaj më parë në disa qytetete të Kosovës, ku janë arrestuar dhjetëra zyrtarë e qytetarë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat