Institucionet emergjente të mos zihen në befasi nga vërshimet e mundshme

Kosova

Institucionet emergjente të mos zihen në befasi nga vërshimet e mundshme

Nga: Tahir Ahmeti Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 12:32
Tahir Ahmeti

Tani kur jemi në sezonën e reshjeve më të theksuara, dhe kur kemi paralajmërime nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, për mundësinë e vërshimeve të shpejta në pjesë të caktuara të vendit, institucionet emergjente, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale nuk duhet të "zihen në befasi".

Varësisht prej përgjegjësive që kanë, këto institucione duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, në mënyrë që dëmet e mundshme të jenë sa më të vogla.

Vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore dhe ekonomi familijare e biznesore.

Siguria e qytetarëve dhe ruajtja e pronave të tyre, duhet të jetë primare.

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat