Betohet kryetari i Istogut, Ilir Ferati

Kosova

Betohet kryetari i Istogut, Ilir Ferati

Nga: A.SH Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 17:39
Ilir Ferati

Ilir Ferati nga LDK sot është betuar si kryetar i Istogut.

Ai ka thënë se do të shërbej me besnikëri, me përgjegjësi e në mënyrën më të mirë të mundshme për katër vitet e ardhshme.

Postimi në Facebook:

Me nderin më të madh e me respektin më të lartë kam bërë sot betimin që si kryetar i Istogut do të shërbej me besnikëri, me përgjegjësi e në mënyrën më të mirë të mundshme për katër vitet e ardhshme. Besimin e marrë nga populli do e kthejmë në shërbim për ta: me punë e përkushtim të lartë. Qeverisja jonë do jetë e pastër, transparente dhe e hapur për qytetarin. Premtimet e dhëna do të mbahen, prandaj nga sot e tutje Istogu do të jetë qytet i të gjithëve e për të gjithë – pa dallim!

Na priftë e mbara!

I juaji,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat