Betohet kryetari i ri i Shtimes, Qemajl Aliu

Kosova

Betohet kryetari i ri i Shtimes, Qemajl Aliu

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 10:59
Qemajl Aliu

Qemajl Aliu është zyrtarisht kryetar i Shtimës.

Ai është betuar sot në një ceremoni inauguruese të kuvendit të kësaj komune.

“Nga sot fillon jetësimi i një shprese të re për të gjithë qytetarët pa dallim të bindjeve të tyre politike. Do t’i kryej me nder të gjitha detyrat e mia. Është vullneti juaj që sot ndodhem para jush, me dëshirën dhe vullnetin për të sjellë ndryshim në qytetin tonë të dashur”, tha Aliu pasi u betua.

Mes tjerash, Aliu shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e botuan.

“Detyra dhe përgjegjësia ime si kryetar nuk është vetëm shërbim dhe privilegj, por sfidë kreative dhe veprim novator për të gjitha zotimet e premtuara në fushatë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat