Ky është udhëheqësi i vetëm komunal që kishte edhe babanë kryetar

Kosova

Ky është udhëheqësi i vetëm komunal që kishte edhe babanë kryetar

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 20:55
Ilir Ferati

Ilir Ferati, si kryetar komune i zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale, do ta vazhdojë detyrën e babait që vdiq më 2010.

Por, anëtari i LDK-së do ta trashëgojë edhe karrigen e punës që la prindi i tij, Fadil Ferati.

33-vjeçari, që ky fakt e bën unik në Kosovë, gjatë javës mori detyrën e të parit të Istogut. Ai thotë se shërbimi në vendlindje është privilegj i shumëfishtë meqë do ta vazhdojë rrugën e nisur nga i ati.

Për mandatin e sapofituar, Feratin nuk e uroi kundërkandidati Bekë Berisha i AAK-së. Megjithatë, me këtë e parti të tjera po diskuton për koalicion, për të cilin ai beson se do arrihet shpejt dhe do nis zbatimin e prioriteteve dhe qeverisjes pa dallime.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat