Teste false për coronavirus, Policia aksion në katër laboratorë në Ferizaj

Kosova

Teste false për coronavirus, Policia aksion në katër laboratorë në Ferizaj

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 19:52
Ilustrim

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në katër lokacione të laboratorëve në Ferizaj, pas informacioneve se janë duke u kryer teste false për coronavirus.

Policia njofton se ka ndaluar një 40 vjeçar, teksa ka mbyllur një laborator.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar, se në disa laboratorë mikrobiologjik në Ferizaj janë duke u lëshuar teste PCR SARS COV-19 në mënyrë të falsifikuar dhe kundërligjorë , sot rreth orës 10:40 në Ferizaj ka zhvilluar një operacion të përbashkët edhe me Inspektoratin Shëndetësorë.

Gjatë këtij operacioni, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë kontrolluar dhe legjitimuar 4 lokacione të laboratorëve në Ferizaj dhe në njërin prej tyre ka rezultuar se , përveç disa shkeljeve që është konstatuar, Inspektorati Shëndetësorë ka vërtetuar se një nga testet PCR SARS COV-19 që është lëshuar , rezulton të jetë i falsifikuar dhe ky laborator është mbyllur për kohë të pacaktuar”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se Sektori Rajonal i Hetimeve ka identifikuar personin qe ka lëshuar këtë test, me inicialet K.XH ( M/K) i moshës 40 vjeçar që ishte punëtorë i kësaj poliklinike dhe të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Me vendim të Prokurorit ndaj tij është inicuar rast penal “Rastet e Posaçme te falsifikimit të dokumentit” për procedura të mëtejme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat