Murseli: Kosova nuk e meriton të katandiset me laboratorë të drogës

Kosova

Murseli: Kosova nuk e meriton të katandiset me laboratorë të drogës

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 00:13
Drejtori i Njësisë Antidrogë në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli

Policia e Kosovës, gjatë këtyre ditëve, ka kryer tre operacione ku janë gjetur laboratorë të kultivimit të drogës në fshatrat Shkabaj, Grashticë dhe Progofc.

Drejtori i Njësisë Antidrogë në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli, ka thënë se raste të tilla në të kaluarën nuk kanë qenë të shprehura në vend.

A  ka theksuar se ata janë të përkushtuar që të ndikojnë në parandalimin e këtyre dukurive.

“Natyrisht, në të kaluarën nuk kanë qenë prezente, ose kanë qenë raste të izoluara, kemi pasë edhe më herët laboratorë ishin më të vogla. Këto laboratorë kanë qenë më specifike, kjo e ngrit shqetësimin tek ne si polici. Do të jemi të përkushtuar që të ndikojmë në parandalimin e këtyre dukurive, një vend i vogël si Kosova nuk e meriton të katandiset me laboratore të tilla”.

Murseli ka thënë se të gjitha rastet janë në procese të hetimit dhe ka thënë se deri tani me informacionet që kanë të tria rastet nuk kanë të bëjnë me njëra-tjetrën.

“Jemi në proces të hetimit, do t’i shikojmë edhe mundësitë për personat tjerë të involuar në këtë rast. Nuk ka lidhje mes këtyre grupeve, jemi duke punuar ngushtë me prokurorinë edhe me qytetarët që janë duke ndihmuar në këto procese”.

Tutje, ai ka shtuar se 600 bimët e konfiskuara sot në Shkabaj mund të kapin vlerën e mbi 200 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat