Kryetari i Deçanit shpreh ngushëllime për vdekjen e të riut që i kishte rënë druri

Kosova

Kryetari i Deçanit shpreh ngushëllime për vdekjen e të riut që i kishte rënë druri

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 18:26
Bashkim Ramosaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e I.T. nga fshati Pobërgjë.

I ndjeri ka vdekur në bjeshkët e këtij qyteti, pasi që i ka rënë një dru.

“Shumë pikëllues lajmi për vdekjen tragjike të të riut Ilir Tolaj nga fshati Pobërgjë!. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë atyre që e njohën Ilirin!”, ka shkruar Ramosaj.

Për këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se ai ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:40 minuta, është pranuar një informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, se një person ka arritur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat