Sot dhe nesër s’do të ketë reduktime të energjisë elektrike

Kosova

Sot dhe nesër s’do të ketë reduktime të energjisë elektrike

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 08:11
Ilustrim

Sot dhe nesër pritet të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike në Kosovë.

Kjo pasi, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që t’i japë Kosovës 7,680 megavatë energji elektrike për datën 31 dhjetor dhe 1 janar, në një përpjekje për të ndihmuar vendin që po përballet me krizë të energjisë elektrike.

Kosova ka disa ditë që po përballet me reduktime të energjisë elektrike.

Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut (KOSTT), për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.

Gjatë seancës së të mërkurës Kuvendi i Kosovës i ka miratuar masat emergjente duke synuar që të stabilizohet furnizimi me energji elektrike.

Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën dy muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat