147 foshnje vdiqën këtë vit në QKUK

Kosova

147 foshnje vdiqën këtë vit në QKUK

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 16:18

Numri i foshnjeve që kanë vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2021 është 147.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës Neonatologjike, Hajrije Ismaili, e cila tregoi se gjatë vitit kanë qenë tetë mijë e 871 lindje.

“Vdekshmëria në Klinikën e Neonatologjisë për vitin 2021 është 16.5 promil”, ka thënë Ismaili.

Sipas saj, problemet më të shpeshta që shkaktojnë vdekjen e foshnjave janë asfiksionet perinatale, prematuriteti me komplikime, anomalitë komplekse, infeksionet, etj.

“Sa më e vogël pesha trupore dhe sa më ultë javët gjestative, rritet rreziku për vdekje”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq, drejtoresha theksoi se 10 për qind e lindjeve gjatë vitit 2021 kanë qenë të parakohshme.

“Numri i lindjeve të parakohshme është 10 për qind. Foshnjet e lindura para kohe ose premature janë foshnje të lindura para javës së 37 gjestative. Sa më e parakohshme foshnja, rreziku për sëmundshmëri, komplikime dhe vdekje është më i madh”, ka thënë Ismaili.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat