4 mijë studentë që banojnë në konvikte janë vaksinuar kundër COVID-19

Kosova

4 mijë studentë që banojnë në konvikte janë vaksinuar kundër COVID-19

Më: 2 janar 2022 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Për t’u bërë pjesë e Qendrës së Studentëve, të gjithë aplikantet në dosjet e tyre duhet të kishin një dokument shtesë. Ajo ishte certifikata e vaksinimit.

4000 mijë studentë janë vaksinuar kundër COVID-19. Prandaj, secili banor në Qendrën e Studentëve është imunizuar kundër COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

Në ndërkohë edhe mensa është duke funksionuar në një mënyrë tjetër se zakonisht, pra, me shërbimin “merr me vete”.

Sfishta tregon edhe për mundësitë e rritjes së kapaciteteve në këtë qendër për tu shtuar numri i studentëve.

Qendra e Studenteve në vitin 2020 u shndërrua në karantinë për personat që vinin në Kosovë gjatë kohës së karantimit tërëditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat