Sot mot me diell, temperaturat këtë javë arrijnë deri në 14 gradë Celsius

Kosova

Sot mot me diell, temperaturat këtë javë arrijnë deri në 14 gradë Celsius

Më: 3 janar 2022 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës, ka njoftuar se kjo javë do të vazhdojë të jetë me mot stabil.

Sipas IHMK-së të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu.

Kurse sot do të mbajë mot  kryesisht me diell, e pasdite dhe mbrëmje me vransira kalimtare.  Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat