Për dy ditë tetë raste të dhunës në familje

Kosova

Për dy ditë tetë raste të dhunës në familje

Më: 4 janar 2022 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës më 2 dhe 3 janar.

Policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastet e paraqitura, ndërsa bën të ditur se viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor.

Në bazë të raportimeve, janë gratë ato që kanë pësuar dhunë nga bashkëshortet e tyre.

Më poshtë rastet e ndara të dhunës sipas raportit të Policisë:

Fushë Kosovë 02.01.2022 – 18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në mënyrë sistematike ka ushtrua dhunë ndaj bashkëshortes së tij f/kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Podujevë 03.01.2022-10:27. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga gruaja e djalit. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë . E dyshuara nuk është takuar në lokacionin e saj.

Lipjan 02.01.2022-17:05.Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj kosovar i njëjti i kishte marr pasaportën e fëmijës së tyre dhe ishte larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 03.01.2022 – 00:40 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj kosovar është duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Rasti në hetime.

Fushë Kosovë 03.01.2022-16:00 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj kosovar, në mënyrë sistematike është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 03.01.2022-16:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht bashkëshorten e tij kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje

Istog 03.01.2022-13:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Klinë 02.01.2022 -20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij kosovare. I dyshuari kishte larguar dhunshëm viktimën nga shtëpia e tyre, dhe e kishte kanosur verbalisht. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat