​Moti në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme

Kosova

​Moti në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme

Më: 4 janar 2022 Në ora: 21:25
Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.

Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat