Eksperti i kriptovalutave: Ato mund të përdoren edhe për kursim të energjisë

Kosova

Eksperti i kriptovalutave: Ato mund të përdoren edhe për kursim të energjisë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 20:45
Granit Kadolli

Me rritjen e industrisë së kriptovalutave është rritur interesimi i qytetarëve që të merren me blerjen e këtyre monedhave virtuale. Madje, të njëjtit po blejnë edhe makina për t’i prodhuar ato.

E për shkak të shpenzimeve të mëdha të energjisë elektrike që bëjnë këto të fundit, Qeveria mori vendim të ndaloj prodhimin e tyre për një kohë. Personat që merren me këtë veprimtari tregojnë se sa mund të shpenzojë në makinë e tillë.

Granit Kadolli, ekspert i kriptovalutave thotë se një makinë e tillë harxhon 110 mgh kjo që u bije diju 45 euro në muaj.

Kadolli shton se këto mjete mund të përdorën edhe për ngrohje, madje një gjë të tillë e kishte bërë edhe vet.

Anulimin e prodhimit të kriptovalutave nuk e mirëpriten as nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Skender Krasniqi kryetari i kësaj ode, thotë se ky vendim ishte i pa menduar mirë. Ai tregon edhe se si ndikon kjo tek bizneset dhe personat që investuan.

Numri i bizneseve dhe personave që merren me këtë veprimtari nuk dihet as nga ATK, pasi që ato nuk regjistrohen për të paguar tatimin.

Valentina Bytyqi nga Administrata Tatimore e Kosovës thanë se nuk ka ndonjë mënyrë pasi varet se sa fitojnë,  pra kjo vlen për personat, bizneset paguajnë 10 % kurse ata që pësojnë humbje nuk paguajnë tatim.

Vendimin ekzekutivi e mori një ditë më parë, ku e bëri të ditur përmes një njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat