​Një muaj paraburgim për zyrtarin e MKRS-së Leotrim Gashi

Kosova

​Një muaj paraburgim për zyrtarin e MKRS-së Leotrim Gashi

Më: 13 janar 2022 Në ora: 14:00
Leotrim Gashi

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës një muaj paraburgimit ndaj të pandehurit Leotrim Gashi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar dhe e argumentuar për këtë fazë të procedurës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Leotrim Gashi, i cili ka një karrierë muzikore në zhanrin popullor dhe folklorik, u arrestua më 11 janar të këtij viti nën dyshimet se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat