43 pacientë të konfirmuar me COVID-19 të shtrirë në QKUK dhe spitale tjera

Kosova

43 pacientë të konfirmuar me COVID-19 të shtrirë në QKUK dhe spitale tjera

Më: 17 janar 2022 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se të shtrirë janë 43 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Në njoftimin e tyre gjithashtu thuhet se në trajtim janë edhe 29 pacientë të tjerë postCOVID.

“43 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë janë të spitalizuar në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme. Poashtu, në trajtim janë edhe 29 pacientë të tjerë postCOVID. Me oksigjeno-terapi janë 33 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë”, thuhet në njoftim.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë postCOVID

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, tre pacientë

Klinika e Pediatrisë, tre pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, pesë pacientë

Spitali i Gjakovës, pesë pacientë

Spitali i Pejës, shtatë pacientë

Spitali i Prizrenit,gjashtë pacientë

Spitali i Mitrovicës, gjashtë pacientë

Spitali i Ferizajt, tre pacientë ​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat