Deputetja e AAK-së: Do të marrim pjesë në protesta, Kurti dështoi në energji e vaksina

Kosova

Deputetja e AAK-së: Do të marrim pjesë në protesta, Kurti dështoi në energji e vaksina

Më: 20 janar 2022 Në ora: 23:46
Albana Bytyqi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka thënë se grupi parlamentar i kësaj partie është i gatshëm për protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, pasi protesta paralajmëroi Partia Socialdemokrate.

Më tej, ajo ka folur edhe për rritjen e çmimeve, ku tha se nuk mund të thuhet se qeveria e udhëhequr nga Kurti i ka fajet për këtë, por sipas saj, kjo qeveri duhet të gjejë zgjidhje e jo të merret me 20-vjetorin e pasluftës.

“Ne jemi të gatshëm për protesta. Ne si grup besoj se do të marrim pjesë dhe e shohim se a është në të mirën e qytetarëve”, është shprehur Bytyqi.

Bytyqi, si dështim kryesor të Qeverisë Kurti e ka cilësuar vonesën, sipas saj, të kontratës me kompaninë e vaksinave Pfizer, ku tha se Kurti ka kursyer para, por ka dhënë jetë të qytetarëve.

“Dështimi kryesor i Qeverisë Kurti është puna e vaksinave. Edhe tash ka vaksina me afat të skaduar. Përderisa ti vonohesh që të nënshkruash kontratë me ‘Pfizer’, ke kursyer para e ke dhënë jetë”, është shprehur Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat