Administrohen 4.467 doza të vaksinës kundër Covid-19

Kosova

Administrohen 4.467 doza të vaksinës kundër Covid-19

Më: 21 janar 2022 Në ora: 15:40
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Sipas MSh-së, nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.

Me dozën e dytë deri më tani janë vaksinuar 799.939 qytetarë.

Ndërkohë, 44.143 qytetarë kanë marrë dozën përforcuese, teksa 4.813 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat