Humanizmi i një asambleisti komunal në Dragash

Kosova

Humanizmi i një asambleisti komunal në Dragash

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:43
Mehmet Spahiu

Pas emërimit të kryetarit dr. Bexhet Xheladinit, drejtorit të Arsimit komunal, për të cilin emërim u prish edhe koalicioni LDK-VV, vazhdoi plotësimi i pozitave udhëheqëse, tani e mban postin e nënkryetarit do ta ushtrojë Resul Fetahu (LDK) ndërsa, pozitën e drejtorit të Ekonomisë Financave dhe Zhvillimit, kryetari aktual i Degës së LDK-së në Dragash Qamil Kolloni, meqenëse këta dy udhëheqës komunal fillimisht dhanë dorëheqje si asamblist nga Kuvendi Komunal i Dragashit,  u zëvendësuan me dy asamblist që ishin në radhë si më të votuarit, Mehmet Spahiu dhe Naser Myrtezani.

Pas emerimit të Mehmet Spahiut si asambleist, ai doli me një Falënderim publik.

Ai falënderon anëtarësinë dhe simpatizantët e LDK-së në Dragash, familjarët miqtë e dashamirët dhe u zotua se pagën e asamblistit do t’ia ndajë për çdo muaj një familje në nevojë pavarësisht cilit etniteti i përket opojane apo gorane!

Kjo tregon më së miri se çfarë vlere ka krenaria dhe dinjiteti personal i një udhëheqësi të zgjedhur si Mehmet Spahiu, i cili me veprimin e tij të matura, që si humanist i vërtetë që është, ndihmon me shembullin e tij personal, interesat e qytetarët e komunës që përfaqëson, e sidomos duke ndarë pagën e asamblistit për familjet në nevojë!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat