Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Kosova

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 22 janar 2022 Në ora: 19:39
Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ku po bëhet vaksinimi kundër koronavirusit. Prishtinë, 5 janar 2022.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se janë regjistruar edhe 3,206 raste pozitive me Covid-19, nga testimi i 11.883 mostrave.

Kështu numri i rasteve aktive në vend ka arritur në 15,247 raste.

Më shumë raste aktive ka në qytetin e Prishtinës. Vetëm në kryeqytet janë 5,896 raste aktive me Covid-19.

Pas Prishtinës me më së shumti raste aktive me këtë virus renditet Mitrovica, gjithsej 1,328.

Pas Mitrovicës vjen Peja (1.081), Gjakova (807), Gjilani (737), Prizreni (706), Fushë Kosova (637), Vushtrria (584), Ferizaj (542), Klina (306), Vitia (278), Lipjani (266), Podujeva (265), Obilqi (242) e kështu me radhë.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.

Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.

Në total numri i rasteve aktive është 15.247.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat