Për 24 orë vaksinohen vetëm një mijë e 861 qytetarë

Kosova

Për 24 orë vaksinohen vetëm një mijë e 861 qytetarë

Më: 24 janar 2022 Në ora: 15:50
Ilustrim

12 mijë e 200 persona janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës Anti-COVID në Kosovë.

Ndërsa, 44 mijë e 143 persona janë vaksinuar me dozën përforcuese.

Kështu është bërë e ditur nga MInistria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se deri tani janë administruar mbi 1.7 milion doza të vaksinave.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës. Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat