​Ngjarjet e datës 25 janar

Kosova

​Ngjarjet e datës 25 janar

Më: 25 janar 2022 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, kati III, ora 10:00, pamje në fillim të takimit, pas takimit do të ketë konferencë për media)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e aderimit në BE. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Arsim shqyrton në parim Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe atë pёr Arkivat Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

Një grup organizativ i qytetarëve pa prapavijë partiake mban konferencë për media mbi protestën e së mërkurës kundër shtrenjtimit të rrymës - "Asnjë cent më shumë!". (Pranë ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00) 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezanton rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për 2021 nga Transparency International. (KDI, rruga “Bajram Kelmendi” nr.45, Prishtinë, ora 10:00)

Organizata Çohu! publikon raportin “Online Media Monitor”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10.00-12:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me amendamentet e Komisionit funksional. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton në Komisionin për Ekonomi lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11:20)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 13:00, pamje në fillim të takimit)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat