Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Kosova

Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Më: 25 janar 2022 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

KEDS-i ka bërë të ditur se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit, ndërprerja e rrymës do të ndodhë për shkak të punimeve në rrjet.

Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS-it, ndërsa janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Vendet që do të mbesin pa rrymë:

26.01.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Pejë

1.

Nga NS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

LP 10kV Loxha (kodi: 51000008) nga ora 10:30 deri 12:30

Vendet: fshatrat: Graboc, Lubeniq, Loxhë, Raushiq, Raushiq i Ri (një pjesë), Strellci ii Epërm, Zagermë (një pjesë) dhe Zllopek (një pjesë), si dhe një pjesë e rrugës Dardania 2.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i grupeve matëse dhe i transformatorëve matës rrymor të djegur në NS 10/0.4kV.

2.

Nga NS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

LP 10kV Ledinat (kodi: 53000001) nga ora 13:30 deri 15:30

Vendet: fshatrat: Baballoq, Beleg, Carabreg i Ulët (një pjesë), Carabreg i Epërm (një pjesë), Dubravë (një pjesë), Gramaqel, Irzniq, Ledina, Llukë e Eperëme (një pjesë) dhe Prekolluk.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i grupeve matëse dhe transformatorëve matës rrymor të djegur në NS 10/0.4kV.

Gjilan

1.

Nga NS 35/10 kV Gjilani I do të ndërprehet:

LP 10kV Dalja e 5-it (kodi: 60060005) në dy termine nga ora 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 12:45 deri 13:00

Vendet: rrugët: Abdullah Tahiri, Adem Jashari, Gjinollët, Hamdi Kurteshi, Muharrem Kurteshi, Mehmet Akif Ersoy, e Malishevës (një pjesë), Mulla Idrizi dhe Tregu i Gjelbër.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.

Nga NS 35/10 kV Gjilani I do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Shtëpia e Mallrave (kodi: 60060005430) nga ora 10:00 deri 13:00

Vendet: rrugët: Gjinollët- pjesërisht pas shtëpisë së mallrave si dhe Shtëpia e Mallrave.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i bazave të siguresave të tensionit të mesëm tek TS 430 – Shtëpia e Mallrave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat